Pirro Vengu u emërua sot nga kryeministri Edi Rama në Kongresin e PS si ministër i Mbrojtjes në vend të Niko Peleshit, i cili e ka mbajtur këtë post që në Dhjetor të vitit 2020.

Që prej vitin 2012, Niko Peleshi është anëtar i Partisë Socialiste. Emri i tij u bë i njohur një vitin 2013 ku Edi Rama në mandatin e parë të qeverisjes e emëroi si zv/kryeministër.

Në vitin 2017, ai u emërua si ministër i Bujqësisë detyrë të cilën e mbajti deri në vitin 2018. Më pas në vitin 2020, Niko Peshi në Asamblenë e PS iu ngarkua detyra si ministër i Mbrojtjes, detyrë të cilën e mbajti pothuajse për 4 katër vjet.

Ditën e sotme me ndryshimet që u bënë në qeveri në vend të Niko Peleshit si ministër i Mbrojtjes u emërua Pirro Vengu, i cili më parë ka mbajtur detyrën e drejtorit të Autoritetit Portual Durrës. Më parë ai ka mbajtur disa detyra dhe poste të rëndësishme në qeveri.

Vengu në vitin 2017 ka mbajtur detyrën e shefit të kabinetit të ish-ministrit për Evropën dhe Punët e jashtme, Ditmir Bushati.

Nga sot ai do te jetë si ministër i Mbrojtjes, i emëruar nga Edi Rama në mandatin e tij të tretë si kryeministër i Shqipërisë.

/tvklan.al