“11 kandidatët në garë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, kanë dalë këtë të mërkurë përpara Komisionit të Posaçëm. Secili prej tyre brenda 20 minutash ka shpalosur një pjesë të platformës në rast se u besohet posti i rëndësishëm”, raportoi gazetari Merin Maçi.

I pari në radhë sipas rendit alfabetik ishte Adriatik Tafçiu. Më pas seancës së dëgjesës dhe intervistimit iu nënshtruan dhe drejtuesit e tjerë në garë.

Për secilin prej 11 kandidatëve komisioni i posaçëm në përbërje të së cilit janë  zv/ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë, Suzana Hoxha dhe kreu i AMP, Florjan Sulejmani bëhet vlerësimi me pikë.

Ky vlerësim bëhet i ditur për kandidatët në garë dhe publikun në një moment të dytë.

Më pas një nga emrat e kandidatëve vlerësuar më së shumti nga komisioni i posaçëm përzgjidhet nga ministri i Brendshëm dhe i propozohet kryeministrit.

KANDIDATËT NË GARË

* Adriatik Tafçiu

* Altin Mena

* Ardian Çipa

* Gentjan Shehaj

* Idajet Faskaj

* Ilir Proda

* Lutfi Minxhozi

* Neritan Nallbati

* Pëllumb Seferi

* Rebani Jaupi

* Skënder Hita

Tv Klan