Kryeministri ka detyrime kushtetuese për të qeverisur mirë. Kështu është shprehur sot Ministri i Informacionit Musa Ulqini për bashkëjetesën brenda PS mes kreut të saj Fatos Nano dhe Kryeministrit Pandeli Majko.

Musa Ulqini: Unë dua të komentoj këtu angazhimin e Qeverisë dhe të Kryeministrit që në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe angazhimet tashmë publike të kenë një qeverisje sa më efektive. Ky është komenti që bëj unë dhe kështu e shikoj unë qeverisjen dhe detyrën e Kryeministrit përballë Kushtetutës, qytetarëve dhe anëtarëve të kabinetit.

Ndonëse Ulqini nuk ka kontestuar votimin e kryetarit Nano në Kongres, ai ka përkrahur akuzat e Ilir Metës ndaj listës së anëtarëve të KPD të Partisë Socialiste.

Musa Ulqini: Nuk besoj që dikush ka kontestuar atë proces sepse ai proces ndodhi në sy të delegatëve dhe nuk ndodhi siç ndodhi me numërimin e votave të Komitetit të Përgjithshëm Drejtues ku kutive e votimit u çuan në selinë e PS dhe kur pati një ndarje në disa grupe dhe proces i cili, pra mënyra se si u menaxhua dhe se si u urdhëruan ata që ishin anëtarë të komisionit të realizonin procesin e votimit, është me shumë probleme, me shumë kontestime. /tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego