Në Ditën e Drejtësisë, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka theksuar rëndësinë që një sistemi i drejtësisë në funksionimin e demokracisë, si dhe shprehur mbështetjen pa kushte të qeverisë.
Në aktivitetin e organizuar nga KLGJ dhe KLP, Manja foli reformën në drejtësi dhe sfidat me të cilat përballet sot.
“Pa një drejtësi që mbron të drejtat e qytetarit nuk do të kemi kurrë demokraci funksionale dhe zhvillim ekonomik në Shqipëri. Nuk mund të lë pa përmendur reformën në drejtësi që po rikthen besimin e qytetarëve te drejtësia. Këto dy këshilla sot janë risi e reformës në drejtësi. Sa na takon si qeveri dhe shumicë parlamentare, do vazhdojmë të mbështesim pa rezerva konsolidimin e një sistemi drejtësie të qëndrueshëm.
Kemi ende sfida me të cilat përballemi çdo ditë për t’i dhënë qytetarëve një shërbim dinjitoz. Adresimi i këtyre sfidave nëpërmjet një qajse të re është qëllim i përbashkët i të gjithë përfaqësuesve që janë të pranishëm këtu sot. Janë këto sfida që të rrisim bashkëpunimin ndërinstitucional. Busulla jonë si në miratimin ligjeve dhe zbatimin e tyre kanë qenë dhe mbeten qytetarët. Gjithë sistemi prokurorial dhe gjyqësor duhet të jetë i orientuar për të dhënë drejtësi.
Sfida për stokun e dosjeve, hetimi dhe mënyra e përfundimit të çështjeve penale brenda afateve, zbatimi i hartës së re gjyqësore, fuqizimi i kapaciteteve njerëzore, rritja e profesionalizmit, përgjegjëshmëria dhe llogaridhënia, kërkon që sistemi i drejtësisë të funksionojë si një i tërë në mënyrë kapilare. Kur flitet për ecurinë e reformës në drejtësi, perceptimi fiksohet te vettingu dhe SPAK-u sepse këto institucione të posaçme kanë krijuar rezultate të prekshme. Unë gjej rastin që të falenderoj organet e vettingut që po mbyllin me sukses punën dhe SPAK-un për rezultatet që ka në suksesin e goditjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar”.
Ministri i Drejtësisë u bëri thirrje gjithë magjistratëve, megjithëse punojnë në kushtet e mbingarkesës për shkak të vakancave të shkaktuara në sistem nga vettingu, ta konsiderojnë detyrën e tyre si patriotike dhe të avancojnë me stokun e dosjeve të krijuara.
“Deri në plotësimin e vakancave ju duhet ta konsideroni punën tuaj për uljen e stokut të dosjeve si një detyrë patriotike në kushtet kur qytetarët presin me vite të zgjidhin çështjet e pronave, pensioneve”.
Aktiviteti Dita e Drejtësisë u organizua nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
/tvklan.al