Brenda 20 ditëve autostrada Tiranë-Durrës do të jetë e përfunduar. Lajmin e ka dhënë ministri Sokol Olldashi në një inspektim në këtë autostradë, e cila është në fazën përfundimtare të rikonstruksionit.
Sokol Olldashi: “Unë do t’u kërkoja sot mirëkuptimin e të gjithë përdoruesve të kësaj rruge edhe 20 ditë dhe do të kenë në dispozicion një rrugë tërësisht të rikonstruktuar, do thoja një rrugë të re, sepse në ndërhyrjet që na është dashur të bëjmë gjatë kësaj periudhe kemi punuar shumë edhe me shtresa. Besoj që në fund do të kemi një vepër të realizuar shumë mirë dhe një vepër që do të jetë në parametrat që kërkohet për rrugët kryesore të vendit, rrugët më të trafikuar sikurse është edhe autostrada Tiranë-Durrës.”
Rehabilitimi i autostradës është një investim i buxhetit të shtetit me vlerë rreth 600 milionë lekë për ndërhyrjen në të gjithë gjatësinë e segmentit prej 32 kilometrash./tvklan.al
Gazetar: Julian Kasapi