Ministri i Punëve Publike Transportit dhe Telekomunikacioneve, Sokol Olldashi, pati disa takime në Komunën Hekal e Qendër të qarkut të Fierit. Duke kritikuar kryetarin e selisë rozë kreu i transporteve Olldashi e cilësoi Ramën si një individ krejtësisht të pabesueshëm.
Sokol Olladashi: “… i zotit Edi Rama, në faqen 184 te i cili për socialistët thuhet: denoncimi pa kompromis i veprimtarisë kriminale të PS deri në nxjerrjen e saj jashtë ligji është i vetmi shteg nga duhet të kalojë PSSH-ja. Tani ky njeri është bërë kryetari i PS-së njeriu që ka kërkuar ta nxjerrë jashtë ligji.”
Ministri Olldashi foli dhe mbi investimet e ndërmarra nga qeveria të cilat janë 6-fishuar dhe përfshijnë 11 projektligje për komunat Hekal e Qendër./tvklan.al