Në turin e tij paraelektoral ministri i Punëve Publike Sokol Olldashi u takua me banorë të Komunave të Lushnjës. I konceptuar si një bashkëbisedim me elektoratin gjatë fjalës së tij ministri Olldashi u ndal në disa nga arritjet e reformat e kësaj mazhorance.
Sokol Olldashi: “Ne kemi mbajtur premtimin edhe nga mësuesit dhe këtë premtim nuk e dëgjuat nga goja ime. Shifrat për pensionet i dëgjuat nga ai xhaxhi atje, shifrat për mësuesit i dëgjuat nga ajo zonja atje. Pra nuk jemi ne që thjesht po themi, por po tregojmë çdo ditë me fakte që ne i kemi realizuar ato që kemi premtuar”
Duke folur mbi reformat, kreu i punëve publike transportit dhe telekomunikacioneve shtoi se të gjitha këto investime dalin nga lufta kundër korrupsionit, e cila tashmë sa vjen e minimizohet më shumë./tvklan.al