Intervistë me Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë Paskal Milo i cili flet për marrëveshjen e Rambujesë në Paris.
Paskal Milo: “Shpresojmë që të kemi një rezultat pozitiv. Të gjitha treguesit janë që do të kemi një vendim të karakterit pozitiv dhe të shpresojmë që ky do të vijë së shpejti me qëllim që në të gjithë së bashku të përgatitemi të shkojmë në Paris. Dhe duke shkuar në Paris me një marrëveshje të nënshkruar shqiptarët shkojnë me një pozitë jashtëzakonisht solide me qëllim që të përballojnë një situatë e cila sigurisht që prapë nuk do të jetë e lehtë, do të ketë shumë zhvillime të tjera, por shqiptarët duhet që të jenë ballë Komunitetit Ndërkombëtar dhe ballë historisë të përgjegjshëm për vendimin shumë të rëndësishëm që do të marrin dhe që të mos akuzohen nesër se kanë qënë ata pikërisht shkaktarët e një konflikti tjetër apo të një përkeqësimi të situatës e cila do të ketë rrjedhoja negative jo vetëm për Rajonin por edhe më gjërë. Le të shpresojmë që sot do të kemi lajme të mira.”/tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame