Ministri i Punëve Publike, Sokol Olldashi ka qenë në komunën Golem të Lushnjës. Gjate takimit që Olldashi ka patur me banorët e zonës, është ndalur në investimet e kryera në zonat rurale përgjatë katër viteve të qeverisjes demokratike.

Sokol Olladashi: “Kemi investuar vetëm për zonat rurale të Shqipërisë për pellgjet bujqësore sikundër jeni edhe ju 1.2 miliard dollar, 1.2 miliard dollar vetëm … rurale për ujësjellësit e fshatrave. Vetëm subvencione në rrethin tuaj për kultura të veçanta sikurse janë drutë frutorë  apo vreshtat janë 1 miliard e 200 milion lekë.”

Duke folur mbi bujqësinë kreu i transporteve siguroi fermerët se tashmë janë ndërmarrë të gjitha politikat e duhura në mbrojtjen dhe zhvillimin e prodhimit vendas./tvklan.al

Gazetar: Julian Kasapi