Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Sokol Olldashi ka vijuar turin “Shqipëria po ndryshon” në komunat Krutje, Allkaj dhe Grabian në rrethin e Lushnjës ku ka bërë një bilanc të investimeve të bëra nga mazhoranca në këto katër vite dhe qeverisë së mëparshme socialiste.
Sipas Olldashit vetëm në tre vite qeveria socialiste kishte investuar 300 mijë dollar në komunën e Krutjes ndërsa qeveria Berisha ka investuar 2 milion dollar.
Sokol Olldashi: “Cili është bilanci i kësaj qeverie në komunën tuaj, 30 milion lekë të reja kanë investuar socialistët në vitin 2002, 2003, 2004 të marrë së bashku, pra 300 mijë dollar, 300 mijë dollar për 3 vjet. Dy milion dollar kemi investuar ne, 7 herë më shumë se sa qeveria socialiste. Vetëm në një hartë prej 2 muajsh ne kemi inauguruar në këtë zonë 3 rrugë të rëndësishme, nuk janë të vetmet. Që po t’i krahasosh me gjithçka çka bërë PS 8 vite të marra së bashku janë shumë të tepër, janë të pa krahasueshme dhe ju këtë e dini më mirë se sa unë.”
Ministri Olldashi ka shtuar se qeverisja e PD-së ka investuar njësoj për të gjitha qytetet e komunat e vendit pa parë asnjëherë se cila forcë politike qeveris në to./tvklan.al