Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Shkarkimi nga detyra i drejtoreshës të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, nuk ka lidhje me rastin e zbuluar në Durrës të dhuruesit me AIDS. Ministri i Shëndetësisë kërkon një punë me agresive për drejtuesit që duhet të tërheqin dhurues. Ndërsa për rastin e zero pozitivit, ai nuk ka prekur të tjerë, por për ministrin ekziston një mundësi teorike, nëse dhuruesi preket dy javë përpara se të jap gjak, por ekziston një periudhë e dritares së fshehtë.

Leonard Solis:- “Personi, pasi ka dhuruar dozën e katër është kontaminuar atë muaj dhe periudha nga kontaminimi deri në periudhën e zero pozitivizimit, që ai është bërë i dukshëm për laboratorin, duhet të kalojë 1-3 muaj, shpesh herë edhe katër muaj dhe në këtë periudhë me analizën e dytë ky është kapur dhe në këtë periudhë me analizën e dytë ky është kapur që ka qenë periudha e dritares së fshehtë, pra kur personi është i sëmurë, kontaminon të tjerët, por nuk e shpreh në analiza dhe kjo njihet në të gjithë botën. Menjëherë sa u kap ky problem, u kërkua gjaku dhe u asgjësua ky gjak”.

Dhuruesve u takon të japin gjak një herë në katër muaj, e procedurat e ekzaminimit të tij kryhen përpara çdo dhurimi, por periudha dritare mbetet e vështirë, pasi një i prekur me AIDS identifikohet muaj më vonë në është zero pozitiv./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti