Të gjithë të akuzuarit për abuzime financiare me tenderat për Ministrinë e Mbrojtjes për ushqime dhe veshmbathjet e ushtarëve, mund të rikthehen në detyrë. Gjykata i ka shpallur ata të pafajshëm ndërsa Kontrolli i Lartë i Shteti, ka konstatuar vetëm mangësi teknike në dokumentacion, por jo vjedhje.
Drejtuesit në Ministrinë e Mrojtjes të cilët kanë rezultuar të implikur në mangësi teknike, janë ulur një vit në përgjegjësi, por askush nuk është penalizuar apo shkarkur nga detyra.
Drejtoresha Ekonomike në Ministrinë e Mbrojtjes, Nënkolenelja Suzana Agara, tha se për të gjitha artikujt që nga orizi deri tek këpucët, janë blerë me çmime të lira në treg duke i sjellë të ardhura Ministrisë së Mbrojtjes me rreth 670 milion lekë. Për strehimi e 1150 familje ushtarakësh të pastrehë, 300 familjeve do t’u sigurohet strehimi në objektet e lira të ushtrisë gjatë këtij viti./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame