Lajme Arkiva – TV Klan 2000

53 oficerë dhe nënoficerë të policisë shqiptare, janë liruar nga detyra që nga fillimi i Tetorit. Ministri i Rendit Publik, Spartak Poçi, ka qenë i vendosur në luftën e tij, në spastrimin e radhëve të policisë, sidomos nga ata që janë përzierë në fushatën elektorale. Duke e konsideruar procesin e votimeve për pushtetin lokal, si një test për efektivat e policisë, për depolitizimin e tyre, ministri Poçi ka mbajtur qëndrim të ashpër ndaj kujtdo, që ka shkelur ligjin për këtë problem.

Vetëm gjatë këtij muaji janë liruar 53 oficerë policie, kryesisht në Tiranë, Durrës, Dibër, Kukës e Berat. Për këtë Ministria e Rendit, deklaron se është e vendosur të vazhdojë luftën kundër elementëve të politizuar në radhët e policisë shqiptare./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj