Erla Mhilli: “Kryetari i partisë së bashkisë shpërndau sot në shtypin e kontrolluar prej tij spekulimin e radhës, kësaj here në lidhje me planin e zhvillimit të bregdetit të jugut, ndaj jam sot përpara jush për të sqaruar se: Plan të zhvillimit të bregdetit të Jugut vendos vetëm kriteret e përgjithshme mbi të cilat duhet ët zhvillohet kjo zonë dhe nuk përcakton njolla ndërtimi. Ka pasur me të vërtetë një plan klientelist në fillim të vitit 2005, të bërë me ngulm nga ish zëvendës ministri Socialist Artan Lame, sot sekretari Asamblesë së Partisë së Bashkisë. Plani i atëhershëm i Z.Lame ishte i hartuar për të favorizuar vetëm interesat mafioze të grupeve të zotit Rama përfshirë një prej pronarëve të rëndësishëm të medias në vend. Plani i vitit 2005 i zotit Lame ishte njësoj si plani i paraqitur tashmë nga bashkia e Tiranës për kryeqytetin, një mekanizëm për favorizimin e të njëjtave grupe klientele, duke qenë një plan i tillë, pullali kjo qeveri e rrëzoi atë menjëherë dhe imponoi përcaktimin vetëm të kritereve dhe parimeve mbi të cilat vetë bashkitë dhe komunat e bregut do të hartojnë lanet rregulluese, gjë që kemi ndërmend ta bëjmë dhe me planin rregullues të kryeqytetit.”/tvklan.al