E ka nisur nga spitali rajonal i Durrësit punën në terren ministrja e Shëndetësisë Anila Godo. E shoqëruar nga një staf i gjerë bashkëpunëtorësh, ajo ka parë nga afër kushtet që ofron një prej spitaleve më modern në vend, duke u deklaruar për një proces reformimi të gjithanshëm të sistemit shëndetësor dhe shpallur si prioritet luftën kundër korrupsionit të padukshëm.
Anila Godo: “Them që jemi në procesin e reformës, të ecim dhe të gjejmë ritmi e duhur, hapin e duhur. Asnjë mjek nuk ka të drejtë të shesë apo të bëjë pazarllëk me një shërbim që është shtetëror, por për mendimin tim nuk është ky korrupsioni i vërtetë, jo është ajo që shihet në sipërfaqe, është më e kapshmja, më e dukshmja. Korrupsioni i vërtetë është ai që ka të bëjë me lëvizjet nën ujë, me tenderimet, me prokurimet dhe është ai korrupsion që po i bën shumë dëm shëndetësisë dhe që unë do të vihem shumë fort me stafin tim që të gjejmë fijet e padukshme dhe ta luftojmë.”
Godo i ka dhënë përgjigje një prej problemeve me të cilin hasen prej muajsh bluzat e bardha, atë të mungesë së medikamenteve. Sipas saj gjendja në të gjithë vendin është shpallur emergjente. Ndërkohë që ka deklaruar që me fillimin e vjeshtës kriza e ilaçeve do të marrë fund.
Anila Godo: “Kemi kërkuar ndihmën e të tërë kompanive farmaceutike që shuam shpejt fillimi i vjeshtës të na gjejë të kompletuar me medikamente. Jemi vënë vërtet në një gjendje alarmi, shumë të përkushtuar, të shpejtojmë të tejkalojmë kohet.”
Ministrja e Shëndetësisë nuk ka lënë pa komentuar dhe punën e paraardhësit e saj duke u shprehur se do të ndjekë të njëjtën vijë në sektorët ku është punuar mirë, duke premtuar më shuam vëmendje edhe në sektor të tjerë./tvklan.al
Gazetare: Enkelejda Arapi