Ministrja Godo ishte në spital pasi është njohur nga afër me kushtet që trajtohen të sëmurët mendor ka folur mbi projektet e përbashkëta të qeverisë shqiptare dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Anila Godo: “Shëndeti mendor prej disa vjetësh është një ndër prioritet e politikave të qeverisë për të investuar në këtë fushë dhe për të përmirësuar shëndetin mendor. Përpara dy vjetësh në një kontroll që bërë në 4 spitalet kryesore psikiatrike të vendit, ka rezultuar që spitali i Shkodrës do me thënë ky sektor, psikiatria e Shkodrës kishte probleme në planin e infrastrukturës së ambienteve që qoftë në planin e asaj u ofrohet të sëmurëve, kushtet e ndryshme, kushtet e banimit. U janë dhënë për urgjencë 20 milion lekë, kemi dëshirën që jo të rikonstruktohet struktura e vjetër, por të ngrihet një strukturë e re që do të jetë e niveleve standarde më Europiane dhe më e përshtatshme për të ofruar cilësinë e duhur këtij shërbimi.”
Ministrja Godo në vizitën e saj në spitalin shoqërohej nga përfaqësues të OBSH-së./tvklan.al
Gazetar: Simon Shkreli