Spitali Rajonal i Peshkopisë plotëson të gjitha kushtet për trajtimin e të sëmurëve. Ministrja e Shëndetësisë Anila Godo ka parë nga afër pavijonet e rikonstruktuara të kësaj qendre shëndetësore duke thënë se hapi i radhës do te jetë ngritja në nivelin e duhur e shërbimit të Urgjencës.

Anila Godo: “Është një plan i mirë për të organizua urgjencën, repartin e Urgjencës i cili do të bëhet në bazë të një granti japonez që do të mbulojë tërë urgjencat, sektorët e urgjencës së vendit. Për këtë vit, për vitin 2009 ministria ka akorduar një shuam prej 11 milion lekë të reja, pra 110 milion lekë të vjetra, i cili od të ndahet paraprakisht rreth 2.5 milion janë për hotelerinë, rreth 4 milion janë or pajisjen dhe 4 milion të tjera janë rikonstruktimin për një lloj supervizimi të farmacisë dhe të morgut.”

Ministrja e Shëndetësisë nënvizoi si shqetësim mungesën e mjekëve specialistë në zonat e thella. Godo tha se ministria e Shëndetësisë është duke studiuar një zgjidhje të përkohshme deri në plotësimin e të gjithë nevojave për personal mjekësor.

Anila Godo: “Pika më e dobët ku duhet të ndërhyjmë fort, janë burimet njerëzore, pra mungesa e specialistëve për specialitet të ndryshëm. Paraprakisht do ë bisedojmë ndoshta edhe për kontrata të përkohshme 6 mujore, 1 vjeçare për specialist sikundër është bërë këtu me një specialist që është marrë nga Tropoja. Do të përpiqemi të bëjmë një zgjidhje të shpejtë duke gjetur specialist me kontratë derisa të përgatiten specialistët më pas.”

Spitali Rajonal i Dibrës është një nga me modernet ne vend. Ai është rikonstruktuar falë një fondi të qeverisë Norvegjeze./tvklan.al