Pas kronikës së Tv Klan një ditë më parë në Krrabë, ku tregohej fati tragjik i katër fëmijëve të mbetur jetim e pa mbështetje, ka reaguar sot ministrja e Çështjeve Sociale. Ministrja Valentina Leskaj ka shkuar sot në shtëpinë e jetimëve për të takuar ata dhe gjyshen e tyre.

Që tani për katër djemtë është gati një dhomë në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli” ka shprehur zonja Leskaj. Aty do të kenë kushte shkollë dhe mundësi që të katër të rrinë bashkë ka siguruar ministrja dhe të tjerë pjesëtarë të stafit të saj.

Valentina Leskaj:“Mbrëmë e morëm vesh dhe sot e zgjidhëm menjëherë, u interesuam nëpër institucionet tona sepse nuk është puna vetëm që të japësh fjalën, është puna që të krijosh dhe ambientin”.

Tv Klan ka transmetuar një kronikë ku tregohej fati i Shpëtimit, Agimit, Astritit dhe Shkëlqimit. Të lindur në një godinë miniere ku ditë më parë dy prindërit e tyre gjetën vdekjen pasi në tunelin ku mbushnin ujë prej 15 vitesh papritmas kishte shpërthyer gaz karbonik.

Në këtë kronik, gjyshja e fëmijëve i bënte apel shtetit apo kujtdo tjetër, të krijonte një mundësi që fëmijët të ushqeheshin, shkolloheshin e të kishin një strehë ku të mund të jetohej.

Sot Ministria e Çështjeve Sociale ka shkuar atë që të miturve pa nënë e baba ua njeh statusi i jetimit duke krijuar kështu pak shpresë se për këta fatkeq shteti po e zgjat njërën dorë./tvklan.al