Kombëtarja shqiptare U-17, u mposht në miqësoren e dytë nga Luksemburgu, me rezultatin 3-0. Pas triumfit 3-1 në ndeshjen e parë, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Andrea Tedesco, zhgënjyen në sfidën e dytë.
Miqtë kaluan në avantazh në fundin e pjesës së parë, ndërsa në të dytën realizuan dy herë të tjera, për të vulosur takimin në 3-0.
Ndeshjet miqësore me Luksemburgun ishin një mundësi për trajnerin Tedesco për të vlerësuar gjendjen e lojtarëve, si edhe për të kolauduar grupin përfundimtar që do të ketë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Kampionatit Europian “Shqipëri 2025”.
Kuqezinjtë janë pozicionuar në grupin 3 së bashku me Holandën, Kroacinë dhe Ishujt Faroe, ndërsa ndeshjet do të luhen në muajin tetor në vendin tonë. /tvklan.al