Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Të gjithë do të punojnë vetëm 40 orë në javë. Ndryshimet e miratuara në parlament mbi kodin e punës, ndër të tjera bëjnë të mundur që në muaj individi të punoj 8 orë më pak dhe të bëjë një muaj pushim në vit.

“Palët në kontratë mund të vendosin një orar më pak se 40 orë, por maksimumi deri në 40 orë. Gjithashtu, leja vjetore e pagueshme nga jo më pak se tre javë, u vendos në jo më pak se 4 javë, janë palët ato që do ta vendosin sa konkretisht”.

Ndryshimet e tjera në kodin e punës, konsistojnë sidomos në mbrojtjen e të drejtave në punë të punonjësve dhe veçanërisht të gruas dhe fëmijëve./tvklan.al

Gazetare – Danjela Kostandini