Qeveria e Kosovës gjen votat në përpjekjen e shtatë
Gjashtë herë u tentua që në Kuvendin e Kosovës të votohet projektligji i qeverisë për rimëkëmbje ekonomike por pa sukses.
Për të shtatën herë pozita fillimisht mori 60 nënshkrime të deputetëve përmes së cilëve kërkoi seancë të jashtëzakonshme për votimin e këtij projektligji dhe me 64 vota për ky projektligj kaloi në lexim të parë.
Ndonëse herëve të kaluara opozita shpesh mungonte që të mos e bënte kuorumin, kësaj radhe qëndroi në sallë por sërish u shprehën kundër këtij projektligji.
Kritika për qeverinë Hoti ka dhënë edhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani anipse ka votuar gjithmonë pro këtij projektligj.
Ky projektligj nëse kalon edhe në lexim të dytë si i tillë synon që përmes politikave fiskale dhe monetare tu ndihmoj bizneseve për humbjet e shkaktuara pas situatës me pandeminë.
Gjithashtu qytetarët do të mund të tërhiqnin 10% të shumës nga trusti i kursimeve pensionale për të tejkaluar këtë krizë ekonomike.
Tv Klan