Këta zjarrfikës u përballën me një mision tepër të vështirë: të nxirrnin nga një kanal një krokodil gjigand, plot 6 metra të gjatë.
Ata u angazhuan në një operacion që zgjati 10 orë, për të shpëtuar zvarranikun me peshë 1 ton, por në fund, përpjekjet e tyre shkuan dëm, pasi krokodili ngordhi disa orë më vonë.
Ngjarja e pazakontë ndodhi në Kapar të Malajzisë, të shtunën në mbrëmje. Shërbimet e emergjencës mbërritën në rreth orës 23:40 dhe shpenzuan 10 orë duke luftuar që ta nxirrnin të gjallë zvarranikun nga kanali.
Ata ia dolën që ta përmbushnin misionin e tyre gjatë orëve të paradites, kjo pasi kanali ishte mjaft i thellë dhe krokodili tepër i madh./tvklan.al