Nuk janë vetëm mediat e shteteve evropiane ato që shkruajnë për Shqipërinë turistike, por edhe ato përtej oqeanit. Portali amerikan MSN ka renditur 10 vendet më të bukura që duhen vizituar në Shqipëri.
Fillimisht e nis me Beratin, i njohur si “qyteti i një mbi një dritareve” për të cilën thotë se ka një bukuri të parezistueshme. I strehuar midis dy kodrave dhe lumit Osum, qyteti shquhet për shtëpitë karakteristike dhe labirintin e rrugëve të shtruara, disa prej të cilave datojnë në shekullin e XV.
Një qytet tjetër i listuar nga Unesco është edhe ai i Gjirokastrës i njohur për qendrën dhe ndërtesat e tij të ruajtura mirë të periudhës osmane.Një qytet tjetër historik është edhe ai i Krujës. I gjendur rreth 30 kilometra larg Tiranës, qyteti i vogël është i famshëm për kështjellën e tij në majë të kodrës, ku ndodhet Muzeu Kombëtar i Gjergj Kastrioti Skënderbeut, kushtuar heroit shqiptar.
Mes një peisazhi të mrekullueshëm malesh të mbuluara me pisha, qyteti i vjetër është i njohur për rrugët e tij me kalldrëm, shtëpitë e vjetra me mure të bardha, një sërë monumentesh osmane dhe pazarin e vjetër, plot me suvenire tradicionale artizanale. Për të pasionuarit pas historisë, Parku Arkeologjik i Butrintit është një tjetër destinacion që rekomandohet të vizitohet.
I rrethuar nga një mjedis natyror të bukur që të lë pa frymë këtu udhëtarët e huaj mund të zbulojnë muret mesjetare, një teatër grek, një kullë veneciane, një bazilikë bizantine dhe rrënoja romake.
Për ata që duan plazhe si në parajsë, Dhërmiu është ndalesa perfekte e udhëtarëve ndërsa veçon edhe ishullin e vogël të Zvërnecit. Në zemër të saj, laguna e qetë e Nartës është shtëpia e ishullit të vogël të Zvernecit, të cilin mund ta arrini nëpërmjet një ure gjarpëruese 270 metra të gjatë. Për udhëtarët që duan të shijojnë malet, Alpet shqiptare rekomandohen nga portali amerikan. Një nga destinacionet më të frekuentura është Fshati i Thethit, i cili falë natyrës së mrekullueshme e shërbimeve cilësore turistike në respekt të traditave të zonës, e bëjnë qëndrimin në këtë vend një përvojë autentike.
Klan News