Kombetarja gjermane humb një tjetër ikonë! Pas Toni Kros, sfida kundër Spanjës do të jetë e fundit me pancerat edhe për Thomas Muller, i cili ka vendosur që ta mbyllë karrierën me përfaqësuesen. Gjermani i cili ka kontratë me Bajern Mynihun deri në verën e 2025-ës, e kishte lënë të kuptohej në përfundim të takimit çerekfinal se ai do të tërhiqej.

Sipas gazetës gjermane “Bild”, Muller e ka vendosur tashmë që kontributi i tij me Gjermaninë ka përfudnuar. Pas humbjes së ekipit te Nagelsman në çerekfinalen e Euro 2024 ndaj Spanjës, Thomas Müller pranoi se ai mund të ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit për ekipin kombëtar.

34 vjeçari bëri debutimin e tij te “panterat” në vitin 2010 dhe në total ka bërë 131 paraqitje për ekipin kombëtar, ku ka shënuar 45 gola dhe ka dhënë 41 asiste.

Ai është futbollisti i tretë te Gjermania me më shumë paraqitje. Vendin e parë e mban Lothar Mateus me 150 ndeshje, e pas tij Miroslav Klose me 137 sfida. Muller u shpall golashënuesi më i mirë i Kupës së Botës 2010 në Afrikën e Jugut ku shënoi pesë gola dhe ngriti trofeun me Gjermaninë katër vite më vonë në Brazil.

Tashmë, përqendrimi i tij i vetëm do të jetë Bajerni i Mynihut, klub ku është bërë pjesë nga viti 2009.

Klan News