Lajme Arkiva 2003
Mungesa e produkteve bujqësore vendase në tregje ka shkaktuar rritje të pazakontë të çmimeve. Thatësira e muajve të fundit dhe efektet e përmbytjeve të vjeshtës së kaluar janë arsyet që kanë shkaktuar rënien e prodhimit bujqësor. Sipas presidentit të këshillit të agrobiznesit shqiptar Agim Rrapaj.
Agim Rrapaj: Vërehet realisht një rritje çmimesh në këtë periudhe dhe kjo nuk është që nuk dihej dhe nuk pritej. Faktori i parë që ka influencuar dhe që është për tu konsideruar janë faktorët atmosferikë që këtë vit nuk kanë qenë në nivelin e viteve të mëparshme në qoftë se do ti krahasonim por nuk kanë qenë aq shumë përkrah bujqësisë.
Mungesa e organizimit të tregjeve bujqësore dhe investimeve shtetërore apo privatë në bujqësi kanë thelluar krizën e produkteve bujqësore.
Rrjeti i tregtarëve të importit është shumë më i profilizuar së rrjeti i tregtarëve që blejnë në vend. Kjo ka disa mundësi që të riparohet, por aktualisht ne jemi në këtë lloj disniveli.
Bujqësia është ndër sektorët më të rëndësishëm që kontribuojnë në rritjen ekonomike, ajo jep 33% të produktit të përgjithshëm bruto. Në të gjithë vendin janë të prononcuar në këtë sektorë afro 750.000 vetë./tvklan.al