Të infektuar me Covid-19 në prag të kualifikueseve të Europianit

Kombëtarja e futbollit të sallës vuan nga mungesa të rëndësishme për takimet që do të luajë për fazën kualifikuese në grupe të Euro 2022. Problemet janë për shkak të Covid-19 dhe lëndimeve.

Trajneri Erind Resuli uron që të ketë ndonjë të negativizuar për sfidën me Ukrainën në Tiranë më 30 janar, ndërsa më herët më 27 Janar do të luajë me Koracinë në Varazhdin.

“Janë 4 lojtarë kryesorë që nga mungojnë, mes tyre kapiteni Roald Halili, sulmuesin Julio Cesar që është pozitiv, që nëse negativizohen do t’i kemi për ndeshjen me Ukrainën. Kemal Gashin që është pozitiv. Nardis Alibegun, i cili është i dëmtuar në gju”.

Kuqezinjtë kanë marrë leje të veçantë nga autoritetet shëndetësore për të zhvilluar ndeshjet në shtëpi. Në grup përveç Danimarkës që është në një nivel me Shqipërinë të tjetër janë rivalë të fortë, madje Ukraina ka qenë edhe finaliste në të kaluarën.

Tv Klan