Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Ministri i Informacionit Musa Ulqini ka paraqitur sot përpara gazetarëve përmbledhjen e masave të qeverisë që nga ardhja e refugjatëve kosovar deri në ditën e sotme. Sipas tij numëri i të ardhurve nga Kosova ka arritur në 300 mijë. Ku për 10 ditë 280 mijë prej tyre kanë hyrë vetëm në prefekturën e Kukësit.

Brenda këtij harku kohor ka nënvizuar Ulqini mbi shtatë mijë automjete janë vënë në lëvizje për të bërë evakuimin e të ardhurve për në prefektura të tjera. Sipas tij deri tani janë kryer rreth 20 mijë trajtime mjeksore dhe askush nuk ka humbur jetën për shkak të mungesës së këtij trajtimi.

Ulqini ka deklaruar në emër të qeverisë shqiptare se ajo nuk do të mund të përballonte situatën pa kontributin e madh të familjeve shqiptare, pa bashkëpunimin me pushtetin lokal dhe pa ndihmat e komunitetit ndërkombëtar. Ndërsa ministri i Pushtetit Lokal Arben Dehmeti i pyetur për koston e mbajtjes të një refugjati theksoi se kjo kosto do të jetë rreth 100 dollarë në muaj./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego