Maqedonia ka qenë laborator për të instaluar anti-shqiptarizëm, konstaton në Klan Macedonia, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti. Ai kujton vuajtjet dhe përpjekjet e popullit shqiptar në ish-Jugosllavi për të mësuar në gjuhën amtare.
“Në 81-shin na kanë marrë e na kanë ‘zgërlaq’ në tortura pse kemi kërkuar shkollim në gjuhën amtare shqipe në Shkup. Pasuan veprime tjera. Maqedonia ka qenë laborator për të instaluar anti-shqiptarizmin. Të gjitha elaboratet duke filluar nga Çubriloviqi, Jashanini, elaboratet këtu janë aplikuar në praktikë. Këtu i nxorrën nxënësit prej shkollave, i bënë ato shkollat e përziera që më vonë filluan edhe në Kosovë e më tej u bë ndarja në Kosovë, u bë edhe ndarja këtu”, sqaroi mes tjerash kreu i BDI-së, Ali Ahmeti./tvklan.mk