Ndërrimi i kreut te komandës ndërlidhëse të NATO-s në Shqipëri, gjeneralit Vasil Dimitrovi ka mbledhur në një ceremoni zyrtare përfaqësues të lartë të shtetit, ushtarakë të NATO-s mes të cilëve edhe komandantin e Komandës së Bashkuar ta Aleancës në Napoli, admiralin Fitxherald si dhe përfaqësues të trupës diplomatike të akredituar në Tiranë.
Kalimi i komandos në duart e gjeneralit Dinko Karamunçev u përshëndet dhe nga kryeministri Berisha i cili ndërsa vlerësoi punën e bërë nga paraardhësi I tij gjatë qëndrimit prej 17 muajsh në vendin tonë, u angazhua se si vend tashmë anëtar i NATO-s, Shqipëria do të përmbushë të gjitha reformat në këtë drejtim.
Sali Berisha: “Në përmbushje me detyrimet tona dhe në mbështetje të strategjisë së presidentit Obama, për Afganistanin ne nisëm një kompani të re për … duke dyfishuar kështu praninë tonë në këtë vend. Ne do të çojmë sërish një ekip të rime mjek dhe infermier në Kabul dhe do marrim pjesë aktive të ndërtimit civil të këtij vendi brenda mundësive tona. Këto janë hapat e parë që ne do të marrim si vend anëtar, por ne jemi të vetëdijshëm se reformat duhet të jenë për … për forcat tona të armatosura në tërësi. Ne jemi të vendosur që brenda vitit 2010 të kalojmë tërësisht në ushtri profesionale, ne ndiejmë nevojën e vendosur që ushtria jonë të marrë, të aftësohet gjithnjë e më shumë për veprimet e saj në kushte paqeje.”
Vetë gjeneral Dimitrov, i cili u dekorua me dy medalje gjate ceremonisë u shpreh se misioni i tij në Shqipëri shënoi një arritje për vendin më të ri anëtar të NATO, aspiratën tashmë të realizuar për të qenë përkrah shteteve të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Por nga ana tjetër ai shtoi se NATO-ja njeh në mënyrë të veçantë punën e bërë në drejtim të reformave.
Vasil Dhimitrov: “Gjatë drejtimit të komandos nga ana ime Shqipëria hyri në NATO. Kjo ishte detyra jon kryesore dhe ne e kryem atë, por detyra jonë e ardhshme është integrimi i Shqipërisë dhe arritja e standardeve në NATO.”
Të martën një tjetër kontingjent i parë shtesë prej 110 trupash u bashkuan nën kontingjentin Italian në një tjetër mision paqeruajtës në Afganistan.
Dërgimi i këtij misioni vjen menjëherë pas vendimit të qeverisë për të mbështetur trupat paqeruajtëse të Aleancës, në prag të zgjedhjeve të 20 gushtit në këtë vend./tvklan.al
Gazetarja: Jolldiz Mitro