Ka ndërruar jetë artisti i merituar, kompozitori dhe dirigjenti shqiptarë Ferdinand Deda. Deda është ndarë nga jeta në orët e para të ditës në një spital në Turqi, pas një sëmundje të gjatë. Prej më shumë se 2 muajsh kompozitori shqiptarë kurohej në spitalin e hematologjisë në Tiranë dhe vetëm 24 orë më parë u bë e mundur dërgimi i tij për kurim në një spital në Turqi, por zemra e tij ka pushuar së rrahuri brënda pak orëve .
Artisti i madh shqiptarë do të kthehet në atdhe pas dy ditësh ku do ti bëhen dhe nderimet mortore. Deri në momentet e fundit të jetës Ferdinand Deda shkruajti dhe shprehu dëshirat e tij për muzikën.
Ferdinand Deda: “Nuk rrij dot pa instrument, që e dashuroj, ose të krijoj diçka për popullin tim, sepse e di që një ditë, ajo është apsolute, do të vdes, kurse muzika nuk vdes”.
Gazetarja: Çfarë i keni kërkuar gruas ?
Ferdinand Deda: “Kjo është për humor, kur më tha që mund të shtrohesh, i thashë mirë por nuk shtrohem nëse nuk më bie një piano”./tvklan.al