Trajneri i Kombëtares shqiptare, Josip Kuze në konferencën e fundit për shtyp përpara ndeshjes me Portugalinë është shprehur optimist, se skuadra e tij do të paraqitet mirë. Për Kuzen do të jetë ndeshje e parë dhe do të shërbejë edhe si provë përballë publikut shqiptar.
Josip Kuze: “Kam parë lojtarë të motivuar gjatë këtyre ditëve dhe e ndjej si jemi një grup kompakt. Ne do të luajmë më një besim në veten tonë në këtë ndeshje. Kam një ndjenjë të mirë brenda vetes, ne kemi një ekip kompakt, por gjithashtu dhe lojtarë cilësore natyrisht, Portugalia ka lojtarë me cilësi të larta individuale, por kjo nuk mund të vendosë rezultatin. Unë jam optimist te vetja, dhe unë shpresoj gjithashtu se do të bëjmë një paraqitje pozitive.”
Këto kanë qenë fjalët e Kuze i cili do të ndihmohet në debutimin e tij edhe nga ish trajner i përfaqësueses tonë Otto Baric i cili ka mbërritur në mesditë në tiranë për këtë ndeshje.
Në orët e mesditës ka mbërritur edhe ekipi portugez me yjet si Cristiano Ronaldo, Deco, Pepe, Nani dhe kapiteni Carvalho.
Pasi kanë zhvilluar seancën stërvitore të zakonshme përpara ndeshjes, në të cilën skuadra e Carlos Queiroz është përqendruar në goditjet e dënimit,trajner ka dalë në një konferencë për shtyp.
Carlos Queiroz: “Jemi të bindur se do fitojmë. Kemi kontroll të plotë të vetes. E ndjejmë veten mirë nga ana fizike psikologjike. Ne kemi ardhur të bëjmë lojën tonë por duke respektuar kundërshtarin. Shqipëria ka lojtarë të mirë si Cana, Skela Duro Berisha, Bogdani e të tjerë.”
Në orën 2.45 të së shtunës do të nisë në “Qemal Stafa” ndeshja mes Shqipërisë dhe Portugalisë e rëndësishme për ne dhe trajnerin Kuze por edhe për Portugalinë që nëse nuk fiton rrezikon të mos shkojë në botërorin e Afrikës vitin e ardhshëm. /tvklan.al
Gazetar: Erion Todhe