Tradita e ndezjes se dritave të festave të fundvitit është mirëpritur mbrëmjen e së premtes në Durrës, Gjirokastër e Korçë.

Dhjetëra qytetarë u mblodhën në sheshin kryesor të qytetit bregdetar për të marrë pjesë në këtë moment magjik.

Pak kilometra larg, edhe Shijaku iu bashkua frymës festive me ndezjen e dritave në qendër të qytetit.

Nën tingujt e muzikës numërimi mbrapsht njoftoi mbërritjen e festave të fundvitit edhe në Gjirokastër. Më të lumtur ishin fëmijët të cilët mezi e presin periudhën më të dashur të vitit.

Qytetarë të shumtë u mblodhën edhe në qendrën dhe pedonalen e Korçës.

Festat e fundvitit pritet të sjellin në Korçës fluks të lartë vizitorësh.

Gjatë gjithë muajit Dhjetor bashkitë e vendit do të festojnë me aktivitete të ndryshme, filma, shfaqje teatrale dhe koncerte për të rritur dhe fëmijë.

Tv Klan