Veliaj: Eventi starton në orën 22:00. Në mesnatë do të ketë spektakël fishekzjarresh
Pas një vitit mungesë rikthehet koncerti i ndërrimit të viteve në sheshin “Skënderbej” i organizuar nga bashkia e Tiranës.
Elvana Gjata dhe Alban Skënderaj janë dy nga këngëtarët që do të performojnë mbrëmjen e 31 Dhjetorit. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se veç dy artistëve të famshëm shqiptarë, në shesh do të ketë edhe një super spektakël fishekzjarrësh.
“Me Elvanën dhe Albanin kemi planifikuar një super surpizë për nesër mbrëma: Do e presim të tre Vitin e Ri, vitin kur Tirana do të jetë “Kryeqyteti Europian i Rinisë”. Koncertin do ta fillojmë në orën 22:00, që njerëzit të kenë mundësi të mbarojnë darkën, e më pas të festojmë me një super spektakël me fishekzjarre – ndoshta spektakli më i bukur për fëmijët – me anë të të cilit duam të japim mesazhin se jeta vazhdon”, tha Veliaj.
Dy këngëtarët e famshëm shprehën kënaqësinë që do jenë pjesë e kësaj skene për ndërrimin eviteve.
“Është një mënyrë për të festuar dhe për ta marrë vitin e ri me pak më shumë pozitivitet, me më shumë energji pozitive. duhet të festojmë, duhet të dalim, duhet të rrimë bashkë, nuk duhet t’i trembemi socializimit. shpresoj që kjo natë të jetë një natë e cila do t’i sjelli vazhdimësi vitit dhe shpresoj që t’i ngjajë kësaj nate viti 2022”.
Natën e ndërrimit të viteve nuk do të ketë kufizime orari për qarkullimin e qytetarëve ndërkohë që edhe baret dhe restorantet do të jenë të hapura.
Klan News