Alergjitë stinore janë shtuar dhe zgjasin më shumë në kohë, kjo si pasojë e ndryshimeve klimatike.
Kufijtë mes dimrit e pranverës janë të ndryshëm në dekadat e fundit, fenomen që thkesohet nga viti në vit. Sipas statistikave të 30 viteve të fundit, polenat në ajër në nisje të stinës së bukur, zgjaten më shumë në kohë dhe mesatarisht, përllogaritet 20 ditë më shumë, nga 8 javë që përllogariteshin disa vite më parë.
Ky është ndryshim domethënës, pasi polenat nisin të shperndahen në ajër me shpejt, duke shkaktuar shqetësime me simptoma të papritura të të gjithë atyre që vuajnë nga alergjitë stinore e jo vetëm. Pra rritja e temperaturave dhe zgjatja në kohe e tyre, njëkohësisht edhe ndotja mjedisore, janë të gjithë faktorë që ndikojnë më tepër në shfaqjen e alergjive dhe shtimin e rasteve.
Ndërkohë që edhe përqendrimi i tyre në ajër, nga viti 1990 e deri më sot është shtuar 20%. Shkak janë kryesisht temperaturat më të larta, rritja e sasisë së dioksidit të karbonit dhe luhatje e reshjeve të shiut.
Klan News