Sociologu Gëzim Tushi i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan është shprehur se për të nuk ndikon fare ndryshimi i orës. Ai thotë se nuk interesohet nëse është orë dimërore apo orë verore, pasi ka një strukturë të tij të punëve gjatë ditës dhe nuk ndikohet nga këto ndryshime.
Sociologu shton se për të funksionon ora biologjike dhe gjithmonë zgjohet në orën 4 të mëngjesit pa alarm.
“Unë kam mënyrën të raportit me orën, qoftë në dimër apo në verë, unë kam stilin tim të paktën prej 20 vitesh që zgjohem herët në mëngjes. Kam projektin tim personal, kam mënyrën time. Kjo rrjedhja e orës është si sillesh ti me të. Pavarësisht vendimeve që merren, unë mendoj se rrjedhja e orës është objektive dhe e pandryshueshme.
Unë zgjohen në 4 të mëngjesit, kam punët e mia dhe i filloj dhe nuk dua t’ia di se është orë dimërore apo orë verore. Është orë biologjike”, u shpreh ai.
Por gjatë bisedës u prek dhe pjesa që tek shumë njerëz ndryshimi i orës ka dhe efekte negative, pasi shumë mësohen me një ritëm dhe e kanë të vështirë të kalojnë në një ritëm tjetër./tvklan.al