Me rastin e 30-vjetorit të “Friends” një prej serialeve më të dashura për publikun amerikan dhe jo vetëm, artikuj të ndryshëm do të dalin në ankand.
Këtu përfshihen kostumet e veshura në skenë nga të pesë anëtarët e kastit ikonë të viteve 90.
“Pas meje, ne kemi veshje të të gjithë anëtarëve kryesorë të kastit në Friends. Duke filluar me Rachel, Joey, Monica, Chandler, Phoebe dhe Ross.”
Përveç rekuizitave, ka edhe kostume të veshura nga kasti që do të dalin në ankand si pulovra e Rachel, bluza e thurura të Monica dhe palltoja xhins blu e Phoebe.
“Unë mendoj se Chandler, nga të gjithë burrat në shfaqje, është më i lidhur me kostumet e tij, kështu që kjo veshje do të jetë shumë emocionuese për njerëzit. Ai e vesh atë para se ai dhe Monica të martohen. Ai e pyet nëse ajo do të të marrë mbiemrin e tij, Bing dhe ajo thotë: Jo, absolutisht jo, kjo është e çuditshme, por ai nuk e merr për keq refuzimin e saj.”
Ben Raphael Sher, kurator i ankandit shpjegon se cila është pjesa më e preferuar nga ky koleksion i rrallë për të.
“Unë e dua pulovrën e Rachel sepse ajo e vesh atë në një episod shumë për të qeshur kur ajo kujdeset për herë të parë për djalin e Ross, dhe ajo nuk di se çfarë të bëjë për ta argëtuar atë. Për ketë arsye, ajo i mëson atij çdo lloj shakaje dhe rreng që ajo e di, por e pëson kur ai vendos në zbatim këto shaka me prindërit e tij. Është një episod i mrekullueshëm dhe një veshje e jashtëzakonshme.”
Deri më tani interesi për këto artikuj ka qënë I madh nga publiku.
“Njerëzit po bëjnë kërkesa dhe disa nga artikujt e veshjeve tashmë janë shitur shumë më lart nga se ishte parashikuar. Njerëzit janë vërtet të emocionuar për këto veshje.”
Përveç kostumeve edhe shumë sende të tjera nga dekori që çdo fans i sitcom-it popullor të viteve ’90 i njeh janë përfshirë në ankand.
“Kemi disa rikrijime të cilat janë bërë posaçërisht për këtë ankand. Janë mjaft të rralla, duke përfshirë këtë divan portokallli, i cili është një nga kolltukët më ikonë në histori. Të gjithë e dinë nga seriali, se sa shumë skena të famshme janë xhiruar atje. Pra, ka një sërë gjërash. Dhe çdo fans i ‘Friends’ do të jetë, mendoj, shumë i etur për të zotëruar një nga këto pjesë.”
Studio amerikane e filmit dhe argëtimit Ëarner Bros e cila edhe prodhoi këtë projekt të dashur kinemtografik do të drejtojë ngjarjen e titulluar “FRIENDS: The One Ëith the 30th Anniversary Auction” më 23 Shtator në Los Anxhelos.
Klan News