Milani dhe Interi barazuan 1-1, në një derbi spektakolar që i kishte të gjitha brenda.

Kuqezinjtë i shkuan shumë afër fitores, por pësuan golin e barazimit vetëm në fund. Reijnders zhbllokoi rezultatin në fundin e pjesës së parë, pas një kundërsulmi të shpejtë.

Fraksioni i dytë foli i gjithi për zikaltërit që ishin më kërkues. Shtyllat u kthyen në “mallkim” për Interin, pasi i mohuan golin në tre raste, fillimisht Bisseck, më pas Thuram dhe në fund Frattesi-t.

Dominimi u shpërblye në fund me golin e barazimit, të shënuar nga De Vrij në minutën e 94-t. Më herët Interit iu anuluan edhe tre gola, dy për pozicion jashtë loje dhe një për faull.

Me këtë barazim Interi mban vendin e dytë me 51 pikë, ndërsa Milani renditet i teti me 35 pikë. /tvklan.al