Kushtet e motit pritet të përmirësohen nga ora në orë, duke reduktuar reshjet e shiut. Sinoptikanët parashikojnë se vranësira do ketë dhe ditën e Shtunë, por reshjet do jenë të pakta.
“Parashikohet që vranësirat të mbeten prezente edhe përgjatë ditës së shtunë. Nesër më të shumta, vranësirat do të jenë në zonat përgjatë shtrirjes lindore, ku në verilindje dhe juglindje do të ketë edhe momente me pika shiu. Edhe pse reshjet do të jenë prezente, të shtunën dhe të dielën do të jenë në sasi shumë më të pakëta nga se kemi përjetuar deri më tani. Dita e dielë do të përmirësojë dukshëm motin. Do të jetë një ditë me shumë diell, intervale të gjata me kthjellime në të gjithë territorin shqiptar.”
Intervale të gjata me diell dhe temperatura të larta kështu do jetë fundjava sipas parashikimeve të sinoptikanëve.
“Temperaturat e ajrit kanë pësuar rritje në mëngjes. Ne kemi parë që mëngjeset kanë qenë relativisht më të ngrohta nëse e krahason me mëngjesin e të martës që kishim edhe reshje dëbore përgjatë gjithë kësaj javës së fundit që kemi përjetuar përgjatë prillit. E shtuna dhe e diela do të sjellë rritje të ndjeshme të temperaturave duke bërë që të shtunën të jemi në vlerën 24-25 deri në 27 gradë do të jenë temperaturat përgjatë ditës së dielë.”
Edhe java e ardhshme do të jetë e ngrohtë dhe me diell duke bërë që muaji Prill të mbyllet me temperatura mbi vlerat normale të muajit.
Klan News