Këto janë momentet kur Henerigert Mitri, drejtori i Policisë së Lezhës në vitin 2020, është vetëdorëzuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës i shoqëruar edhe nga avokati i tij.

Mitri ishte shpallur në kërkim nga SPAK gjatë operacionit “Revanshi” të zhvilluar në Maj të këtij viti. Avokati shpjegoi edhe arsyet e vetëdorëzimit të ish-zyrtarit të lartë të policisë.

“Përderisa ka një vendim gjykate i cili ka marrë formën e prerë që ka vendosur burgosjen e tij, është fare normale që një drejtues i lartë policie, një punonjës i administratës së shtetit, të marri vendim ta zbatojë vendimin e gjykatës”.

Ish-zyrtari i lartë i policisë akuzohet se është kapur në komunikimet e aplikacionit SKY teksa lehtësonte aktivitetin e kultivimit të drogës në Lezhë dhe zona të tjera.

Mitri, sipas këtyre komunikimeve, dekonspiromte operacionet anti-drogë, si dhe në komunikime ofrohej për të ndihmuar personazhe të caktuar në aktivitete të paligjshme. Avokati thotë se për akuzat do të shprehen më vonë.

“Ne sot nuk kemi asnjë lloj dokumenti në dorë për të kuptuar se për çfarë është marrë vendimi i gjykatës”.

Operacioni “Revanshi” çoi në nxjerrjen e rreth 50 urdhër-arresteve. Në ato momente, Mitri mbante detyrën e shefit të Sektorit të Analizës së Riskut në policinë e shtetit nga e cila u përjashtua menjëherë.

Tv Klan