Lajme Arkiva 2004
Shqipëria është në rrugë të mbarë për implementimin e reformave, ky është vlerësimi që është shfaqur në takimin më të fundit vjetor të Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim, ku merrte pjesë edhe ministri i Ekonomisë Anastas Angjeli.
Shqipëria dhe ministri Angjeli është zgjedhur zëvendës guvernator i bordit drejtues të kësaj banke. Ministri Angjeli në këtë takim në Londër ka diskutuar edhe për zhvillimin ekonomik të vendit.
Për këtë vit BERZH ka planifikuar 6 projekte të ndryshme në sektorë si energji infrastrukturë së bashku me donatorë të tjerë. Gjatë takimit në Londër BERZH për vitin 2004, është orientuar në vende të Ballkanit perëndimor për të përshpejtuar reformat në fushën drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Anastas Angjeli:Banka për Rindërtim dhe Zhvillim, kontributin kryesor të saj e ka në fusha të ndryshme, veçanërisht në ato të rëndësishme për zhvillimin ekonomik, siç janë energjia, infrastruktura, sistemi bankar dhe zhvillimi i sektorit privat i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, ku veçanërisht një rol të tillë ajo ka lozur edhe në Shqipëri me projekte shumë të rëndësishme në fushën e energjetikës, të transportit, të sistemit bankar.
Në tre vitet e ardhshme në Shqipëri do të ketë “bum” investimesh.
“Vitet e fundit po punohet me shumë për sjelljen e investitorëve”, deklarata është e përfaqësuesit rezident të BERZH-it në Tiranë Xhulio Morena. Deklaratë e cila vjen pas një raporti të nxjerrë nga kjo bankë për hapa të avashta dhe nivel të ulët të investimeve në vend.
Por në takimin me ministrin e Ekonomisë Angjeli, Morena përmendi si shkaktar të këtij niveli të ulët, problemet që ekzistojnë mbi legjislacioni fiskal, por edhe dy vitet ‘97 dhe 2001 që kanë ndikuar në tërheqjen e investitorëve.
E para trazirat dhe 2001, kriza energjetike, por ai ka shprehur bindjen se ekonomia e tregut shqiptarë është drejt konsolidimit./tvklan.al