Konferenca vjetore e Bankës së Shqipërisë këtë vit ia kushtoi punimet e saj rolit që duhet të luajë banka qendrore dhe sistemi bankar në procesin e integrimit europian.

Në fjalën e tij, guvernatori Gent Sejko theksoi se hapja e grup-kapitujve të parë shtron përpara institucioneve shqiptare, përfshirë edhe Bankën e Shqipërisë, një agjendë të ngjeshur reformash rregullatore, legjislative dhe institucionale.

Gent Sejko: Ne jemi pjesë integrale e punës për 5 kapituj dhe udhëheqim 2 prej tyre: Kapitullin 4, lëvizja e lirë e kapitalit dhe kapitullin 17, politikat ekonomike dhe monetare. Jemi të ndërgjegjshëm se ky proces do të ketë sfidat e tij.

Rëndësinë e rolit të Bankës Qendrore në këtë proces e evidentuan edhe të pranishmit e tjerë në këtë konferencë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, pavarësisht sfidave jo të pakta me të cilat është përballur vendi ynë gjatë kësaj periudhe, vëllimi i aktivitetit ekonomik në vend është rritur nga 10 në 24 miliardë Euro dhe të ardhurat mesatare vjetore për frymë janë rritur nga 3500 në 9200 Euro.

Tv Klan