Bashkë me Fondacionin “Bashkë për Shpresën”, emisioni “Stop” ka shpërndarë ndihma ushqimore për disa familje në vështirësi. “Stop” u vendos në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku u ndihmua zonja Mira Bregu.
Po kështu duke shprehur solidaritet me familjen Lama në fshatin Shullaz të Laçit, me Anjeza Lilën në Sanxhak të Laçit, familjen Gjonaj në Shpërdhet Mamurras, familjen e Prel Tomës në Babrru, Leonora Bulicës në Bathore dhe Elisa Sulejmanin në “zonën e Xhamllikut”.
Katerina Lipe bën apel për nënën e saj Alma Lipe, e cila prej tre muajsh vuan nga një sëmundje degjenerative e muskujve dhe nuk mundet të lëvizë e as të flasë.
Fondacioni “Bashkë për Shpresën”, menaxheri Xhulio Bleta, ka marrë përsipër të mbulojë vizitat e zonjës Alma për një kohë të pacaktuar./tvklan.al