Aborti nuk është kurrë një zgjedhje e lehtë për çiftin dhe në veçanti për nënën. Në rastin e Ditës, një telefonueseje nga Roskoveci në “Aldo Morning Show” në Tv Klan, ka ndodhur një rast disi i ndryshëm.
Në shtatzëninë e parë nuk janë konstatuar probleme sepse fëmija erdhi në jetë i shëndetshëm dhe u sëmur pas një viti. Prej 30 vitesh, vajza është diagnostikuar me sëmundje të shëndetit mendor. Dita ka përjetuar një abort pas shtatzënisë së dytë, ndërsa tek e treta ishte mjeku ai që këshillonte ta hiqte fëmijën. Pavarësisht problemeve të konstatuara, vajza erdhi në jetë shëndoshë e mirë.
Dita: Kam rastin konkretisht që po jetoj me këtë shqetësim, me këtë vuajtje, me këtë kënaqësi. I them të gjitha sepse fëmijën e parë para 30 vjetësh e linda shëndetshëm dhe pas një viti m’u sëmur. I bëra të gjitha ekzaminimet dhe më thanë që ka prapambetje mendore, epilepsi dhe shyqyr që të është ngritur në këmbë. Kaluan vitet, bëra vizitat që ishin të nevojshme, më fal se po zgjatem pak…
Aldo: Jo s’ka gjë.
Dita: Dhe si përfundim mora që fëmija nuk flet më se më flsite dhe nuk flet më, dalëngadalë do t’i ikë dhe ecja, domethënë nuk ecën më dhe e vërteta është që ajo nuk po më ecën më prej 10 vitesh, e ushqej vetë. Dua të dal, edhe ne nënat që i shërbejmë fëmijëve duam një psikolog.
Aldo: Të kuptova.
Dita: Kam folur, kam folur por nuk është dëgjuar zëri im.
Aldo: Po kujt i ke folur?
Dita: Në bashki, në këto institucionet ose shoqatat, te kisha në Fier kam vajtur, katolike, por nuk janë ndoshta adapte për këtë. Shteti duhet të bëjë një vlerësim të këtyre sepse unë nuk jam e aftë të punoj. Unë kam dhe dy goca të tjera, do dilja te tema e sotme dhe pas gocës së dytë unë kam bërë një dështim, 4-muajsh, ka qenë tmerr i vërtetë plus që kisha gocën e sëmurë, unë përjetova dhe këtë traumë. Pas 3 vitesh egjysmë goca e dytë më thoshte, sepse fliste dhe e kisha të shëndetshme, thoshte “mami, më bëj një motër”. Pas 3 vitesh e gjysmë prapë unë mbetem shtatzënë, isha 2-muajshe dhe nuk kisha bërë vizita. Kur bëra vizita më tha doktori “je shtatzënë dhe ke shumë probleme”. Nuk e hoqa. Unë e kam sot gocën 15 vjeçe, në klasë të nëntë dhe e kam shkëlqyeshëm me mësime dhe them shyqyr Zotit që e mbajta!/tvklan.al