Altin Prenga është mik i përhershëm i programit “Rudina” në Tv Klan për të folur për ushqimin,  kuzhinën e mirë dhe produktet vendase që i ka përzemër, por kjo intervistë nuk u lidh me asnjë prej këtyre. Vëmendja i kaloi nënës së tij, znj. Marije e cila vjen për herë të parë në një studio televizive.

Ndërsa të dy na rrëfyen  marrëdhënien e ngushtë nënë e bir, znj. Marije shijon edhe faktin që është gjyshe. Fshehurazi saj e Altinit, 3 nipërit e mbesa kanë dërguar një videomesazh ku i shprehin gjithë dashurinë gjyshes së tyre të shtrenjtë.

Nëna, ne të duam shumë!

-Ti je nëna më e mirë në botë!

-Ti merresh me fermën tonë!

-Ti nënë bën ushqimet më të mira në botë!

-Sot mos ki merak se jemi ne!

Pas videomesazhit, edhe Altini kishte disa fjalë për prindërit e tij. Ai tha se ata janë një ndihmë e madhe, por shpreson që pas gjithë këtyre viteve të gjejnë pak kohë për veten e tyre.

Altin Prenga: Mamit, por edhe babit të them të drejtën, të dy. Kanë një karakter, sidomos kjo njëherë, uroj të fillojnë ta shijojnë pak jetën, të relaksohen  se është shumë, unë nuk ia dal dot, sa herë shkoj te shtëpia e mamit,ajo e ka për detyrë, çohet në këmbë direkt. Fëmijët, merret me të katër fëmijët. Nuk është normale që kjo akoma të më  shërbejë mua. Unë e kam merak të hyj te shtëpia e kësaj se do të çohet në këmbë, thotë “të të sjell një palë pantofla, të të sjell diçka për të ngrënë”, gjithmonë shërbim në këmbë akoma sot, po si s’u lodh  njëherë? Jo, është e tepërt për mendimin tim dhe e  vetmja gjë që u uroj është që të gjejnë njëfarë qetësie dhe rehatie, ta shijojnë jetën sepse kanë bërë mjaft. Gjithmonë është e njëjta histori, ndoshta është edhe brezi i tillë, kanë një altruizëm absolut./tvklan.al