#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

“Krishtlindje në Tiranë”/ Surpriza e edicionit të 10-të”

Sot është një natë e shenjtë, jemi në vigjilje Krishtlindjesh, e në fakt do të sjellim në këtë pjesë
të parë, një material të bukur.
Bëhet fjalë për ”Betlehemin e Gjallë”, një ritual që na kthen prapa në kohën e lindjes se Krishtit.
Në një skenë teatrale në qiell të hapur, me ndihmën e qindra vullnetarëve dhe 250 aktorëve, ky
ritual i mrekullueshëm i realizuar në fshatin Hajmel të Vaut të Dejës, ofron një atmosferë
unike dhe magjike, ku çdo veprim na sjell një pasqyrë të jetës së njerëzve në kohën e lindjes së
Jezusit.
Ne kemi xhiruar me kameran tonë dhe le të sjellim materialin e parë në këtë Vigjilje
Krishtlindjesh…

Kolegë dhe miq/ Sokoli, Eni dhe Berti zbulojnë ”sekretet” e njëri-tjetrit

Do të vijojmë të shijojmë një atmosferë të bukur sepse do ta kalojmë këtë vigjilje Krishtlindjesh
me miq të mirë… Do të flasim në këtë pjesë të dytë për një nga eventet më të dashura të
fundvitit – spektaklin “Krishtlindje në Tiranë”, që këtë vit shënon edicionin e tij të 10-të.
Një mbrëmje festive plot emocion, art dhe magji, e cila do të transmetohet SONTE në orën
21:00, në ekranin e TV Kombëtar Klan Plus.
Ky spektakël, që tashmë është kthyer në një traditë të dashur për publikun, edhe këtë vit vjen
nën drejtimin e tre figurave të njohura dhe të dashura të ekranit – Sokol Guga, i cili është edhe
producenti, Eni Çobani dhe Berti Dumani. Ata janë sot në studio me ne për të ndarë më shumë
detaje rreth këtij eventi të jashtëzakonshëm.

KMY, jeto shëndetshëm!

Në këtë pjesë të tretë, jemi zhvendosur në këndin tjetër të studios dhe sic e shikoni tavolina
jonë është plot me ushqime te shijshme dhe të gjitha këto nga KMY.
Një supermarket që ka 31 vjet në treg dhe 30 pika të shpërndara në Tiranë dhe Durrës, është
një nga liderët në treg për cilësinë dhe çmimet konkurruese. Me një fokus të veçantë tek mishi
dhe nënproduktet e tij, si dhe produkte të tjera të domosdoshme për çdo familje, KMY është
një emër i besuar nga të gjithë.
Ne me kamerën tonë kemi xhiruar në 3 pika të ndryshme të KMY-së, në Yzberisht, Kamëz dhe
Durrës.
E para nga pikat që kemi vizituar është ajo e Kamzës, e cila ndodhet në bulevardin “Nënë
Tereza”. Banorët e Kamzës mund të gjejnë një larmishmëri produktesh me cilësi të lartë dhe
çmime të arsyeshme. Ky supermarket është një vend i shkëlqyer për të blerë çdo produkt që ju
nevojitet për një festë të paharrueshme dhe për të plotësuar çdo nevojë ushqimore dhe
shtëpiake.