Neymar i rikthehet fushave të lojës. Braziliani ka marrë pjesë në seancën stërvitore të Al Hilal, duke pretenduar të jetë i gatshëm në sfidën e Champions League për zonën aziatike.

Neymar besohet të jetë në stol për duelin në transfertën e Emirateve të Bashkuara Arabe përballë Al Ain pasi u rikuperua nga një dëmtim i rëndë në gju.

Sulmuesi 32-vjeçar brazilian nuk ka luajtur që nga lëndimi gjatë ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës kundër Uruguait në Tetorin e vitit të kaluar. Ai pësoi një dëmtim të ligamentit të kryqëzuar dhe iu nënshtrua operacionit në nëntor.

Neymar firmosi në Arabinë Sadite në Gushtin e vitit 2023, me Al Hilal që pagoi 90 milionë Euro në arkat e PSG. Neymar ka luajtur vetëm 5 ndeshje në sezonin 2023-2024 ndikuar nga dëmtimet e shpeshta muskulore.

Një gol dhe dy asiste ka shënuar deri më tani me fanellën e arabëve, shifër që shpreson ta rris në ndeshjet e ardhshme.

Klan News