Neymar dhe e dashura e tij, Bruna Biancardi kanë njoftuar se janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë një vit pas ndarjes.

Çifti konfirmoi lajmin e papritur teksa festonin Krishtlindjen me familjen e të afërmit. Ata nisën numërimin mbrapsht për të zbuluar gjininë e bebit.

Në një video plot emocione të postuar në Instagram, tymi rozë dhe letrat me ngjyra treguan se Bruna se po pret një tjetër vajzë pas Mavie e cila lindi tetorin e vitit të shkuar.

“Po kalojmë një periudhë shumë të ëmbël dhe s’mund të mos e ndanim me ju që Ai i dëgjoi sërish lutjet tona dhe konfirmoi planet tona. Mirë se erdhe bijë, ardhsh me shëndet. Ne po të presim për ta plotësuar edhe më shumë familjen tonë. Zoti na mbrojttë të gjithëve nga e keqja”.

Shtatzënia shënon një kthesë të habitshme pasi viti i shkuar ishte shumë i trazuar për çiftin. 13 muaj më parë, modelja konfirmoi se ajo dhe ylli i Brazilit nuk ishin më bashkë.

Në rrjetet sociale ajo foli për lajmet e fundit të lidhjes së tyre pasi futbollisti akuzohej se i kishte kërkuar foto nudo një modeleje të OnlyFans dhe kishte flirtuar me një vajzë në një festë në shtëpinë e tij. Bruna e solli në jetën vajzën vetëm pak javë pasi Neymar u detyrua t’u përgjigjej deklaratave të tradhtisë pasi u filmua duke festuar me dy vajza në një klub nate në Barcelonë.

Ky është fëmija i katërt për Neymar. Vetëm disa muaj më parë ai dhe Amanda Kimberly u bënë prindër të një vajze. Ai ka edhe një djalë adoleshent me Carolina  Dantas. Vajza e dytë me Bruna pritet të lindë në vitin 2025 ndërsa pritet të shihet sesi do të vazhdojë historia e tyre./tvklan.al