Neurologia Fatjona Lubonja vjen këtë të Shtunë te “Rudina” në Tv Klan për të ndarë momentet më të bukura gjatë udhëtimeve të saj. Si udhëtimin më të veçantë e të paharrueshëm ajo cilëson atë nga Veriu i Amerikës në Maryland, me anije.
Ajo thotë se është gjithmonë aktive gjatë pushimeve verore si dhe është trajnuar edhe për rrugëtime të vështira.
Fatjona Lubonja: Më i veçanti udhëtim për mua ka qenë ai me anije, nga Veriu i Amerikës deri në Maryland dhe unë aty kam siç thuhet në anglisht “discovered America”, në kuptimin që zbulova Amerikën sepse për herë të parë vëzhgova mbi anijen time. Erdhi shqiponja amerikane që është shumë e rrallë me sqepin e verdhë. Gjithçka është shumë e bukur. Ishtë udhëtim aq sa i bukur edhe i vështirë sepse ka ditë që Oqeani nuk është gjithmonë paqësor. Po e ka bukurinë edhe në egërsinë e tij, mbaj mend që dola në fillim të anijes dhe kisha një emocion që nuk e kisha ndjerë ndonjëherë. Ishte një adrenalinë shumë e çuditshme, unë ndihem mirë në anije sepse jam sportive. Duhet të krijosh ato balancat sepse lëviz, duhet të jesh fizikisht e përgatitur që të bësh këto lloj udhëtimesh. Shkova në fillim të anijes dhe thashë “here is the Poseidon”, domethënë këtu është Poseidoni. Im shoq është zakonisht kapiteni, por ka pasur momente që e kam marrë dhe unë.
Në anije ka rregulla, duhet të jenë të gjithë të përgatitur fizikisht, sepse mund të rrezikohesh. Vështirësi në Amerikë nuk është kur është oqeani me rryma, me dallgë sepse në anije është vendi më i sigurt. Unë se përdor telefonin se më ka rënë një herë, ishte shumë e bukur kur filloi shiu, ishte në një ngjyrë jeshile që nuk e kisha parë ndonjëherë. Pashë gjëra për herë të parë, do ta kem tërë jetën atë pamje, ato ngjyrat dhe era e shiut në oqean. Kam ushqyer zogjtë. Kishim parkuar boat-in tonë dhe ishin anijet e tjera që kishin glasa zogjsh, anija jonë jo! Thashë “a më duan mua zogjtë”, por unë isha gjithmonë aktive në anije, të tjerët i kishin bosh. Kam parë peshkaqenë, më thanë se ka qenë dhe një balenë e madhe. Lumenjtë janë shumë të mëdhenj në Amerikë. Duam të shkojmë deri poshtë në Gjirin e Meksikës dhe në Bahamas. Kur janë ato tornadot…Unë në raste të tilla jam e trajnuar. Vjen me përvojë, nuk kam arritur në pikën që të marrin ato ‘solo’ udhëtime./tvklan.al