6 vite më parë Markeljan Joca mbaroi masterin në Shqipëri dhe udhëtoi drejt Filipineve, vendi i ngjyrave të detit e xhunglës. Sonte për “Opinion”, Markeljani tregon më shumë mbi jetën e tij atje.


Ai është martuar me një vajzë filipinase me të cilën kanë sjellë në jetë një fëmijë dhe punon me kultivimin e peshkut. Thotë se përveç familjes, i mungon shumë ushqimi i vendlindjes.

Si përfundove në Filipine?

Pas studimeve të masterit në Shqipëri, ishte koha që s’po gjeja një vend pune dhe duke qenë se kisha një marrëdhënie në distancë, m’u desh të udhëtoja. Sot jam martuar…

Çfarë ke studiuar?

Bachelorin turizëm dhe masterin Ekonomi.

Në cilin vit je vendosur në Filipine?

-Në 2018-ën, Shtator.

Je martuar me një filipinase?

-Po, po.

Ku e njohe, në Evropë apo online?

-Kishim gati një vit që njiheshim në rrjete sociale. Pastaj m’u desh të udhëtoja për ta zgjatur si marrëdhënie.

Me çfarë merresh atje?

-Për momentin merrem me akuakulturë, me kultivimin e një peshku që këtu e quajnë “National Fish”.

Çfarë të mungon nga Shqipëria?

Një njeri që jeton në Azi, mendoj se të gjithë do thonin ushqimi, përveç familjes./tvklan.al