Erisa Zykaj: “Komisioneri për Zgjerimin dhe politikën e fqinjësisë dëshiroi që ngërçi politik në Shqipëri të zgjidhet para se ai të vizitojë vendin. Ai ka ripërsëritur mesazhin e qartë që çështjet politike duhet të zgjidhen në nivelin e institucioneve në Shqipëri dhe jo në rrugë.”
Stefan Fule: “Unë kam bërë një deklaratë ku kam inkurajuar partitë politike, qeverinë dhe opozitën që të zgjidhin çështjen e dialogut politik në mënyrë që procesi politik të bëhet në parlament dhe jo në rrugë. Nuk dua të spekuloj, se çfarë impakti kjo çështje do të ketë, nëse ajo s’do të zgjidhet, pasi shpresoj, që përgjegjësia do të mbizotërojë dhe që do të kem një vlerësim pozitiv të situatës politike në vend për opinionin që Komisioni do bëjë për Shqipërinë.”
Erisa Zykaj: “Kur do ta vizitoni Shqipërinë dhe a prisni që dialogu të zgjidhet para vizitës suaj?
Stefan Fulle: “Ne jemi në një diskutim konkret me autoritetet shqiptare për kohën e vizitës time. Ata e dinë që dua që të vizitoj Shqipërinë. Do të jetë shumë inkurajuese për vizitën time, nëse kjo çështje do të jetë zgjidhur, por nëse jo, kjo do të jetë një nga pikat kryesore ku do të mbështetemi në diskutime me qeverinë dhe opozitën.”/tvklan.al